Gazetari dhe botuesi i njohur Henri Çili do të dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 12:00 në gjykatën e Përmetit.

Deri tani janë arrestuar 30 persona në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Përmetit për dosjen “Mezhgorani” të cilët do të përballen me akuza të ndryshme si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikimi i dokumenteve dhe kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi”, Moskallëzimi i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Shpërdorim detyre”.

 Një ditë më parë, Çili mohoi kategorisht akuzat ndaj tij dhe u shpreh se do të flasë në momentin e duhur.

“Do t’i kundërshtoj në momentin e duhur me prova e fakte. Akuzat që më bëhen janë tërësisht të manipuluara. Nuk kam dijeni për akuzat e Prokurorisë. Nuk kam kryer asnjë shkelje”, është shprehur botuesi.