Boksieri i njohur shqiptar Christian Demaj, i cili jeton në Gjermani do t’i bashkohet marshimit të ditës së nesërme që organizohet nga presidenti Ilir Meta.
Presidenti ka publikuar në Facebook videon e boksierit dhe ndërsa i uron mirëseardhjen në marshim, shkruan që të vijë pa doreza sepse manifestimi do të jetë paqësor.
POSTIMI I METËS
I lumtur që edhe Kampioni, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më 2 mars.
Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi.
Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!





