Këtë të diel, territori shqiptar në pjesën e parë të ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare sipas MeteoAlb.

Por në orët e pasdites dhe në vijim parashikohet të kemi shtime të vranësirave, duke sjellë reshje në orët e mbrëmjes në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 17°C.

Era do të fryjë e fortë në det me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.