Pas barazimit 2-2 me Teutën në stadiumin “Niko Dovana”, skuadra e Kukësit ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro.
Siç njofton zyrtarisht klubi, shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet e fazës së tretë, që e kanë zbitur Kukësin në vendin e dytë 4 pikë larg Tiranës kryesuese.
“Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve. Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet! Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!”, thuhet në njoftim.





