Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar bashkinë e Tiranës se se po mashtron me projektin për Korpusin Universitar.
Vokshi publikoi në Facebook foto të projektit të prezantuar nga kryebashkiaku Veliaj dhe foto të Institutit të Artit Kontemporan në Boston, ku sipas saj është kopjuar projekti.
“Erjon Mashtruesi!
Ky në foto është Instituti i Artit Kontemporan në Boston, jo Projekti për Kamposin e ri Universitar!!!
Shikoje edhe njëherë se mos ke ngatërruar fotot, se ti edhe nuk gënjen zakonisht dhe mashtrimin nuk e përdor si mjet të vetëm pune!
Refuzojeni mashtrimin! Refuzojeni propagrandën!”, shkruan ish-deputetja.





