Një grua që sakrifikoi karrierën si avokate që të kujdesej për fëmijët dhe familjen fitoi një kompensim që iu shtua ndarjes së barabartë të pasurisë së grumbulluar gjatë martesës pas divorcit nga bashkëshorti. Vendimi i gjykatës mund të shërbejë si precedent në raste të tjera ku njëri partner ka lënë pas dore karrierën për të mirën e familjes.

E diplomuara në Cambridge pati debate të shpeshta me bashkëshortin e saj milioner, gjithashtu avokat, në lidhje me financat.

Një gjykatës vendosi se çifti i martuar prej dhjetë vitesh dhe prindër të dy fëmijëve, duhet të ndajnë pasurinë prej 10 milionë paundësh (1.4 miliardë lekë) në mënyrë të barabartë, por gruaja duhet të paguhet edhe 400 mijë paund (57.2 mln lekë) të tjerë si kompensim për sakrifikimin e karrierës në drejtësi.