2020 është vit i brishtë që do të thotë se në vend të 365 ditëve të zakonshme, këtë vit kemi një ditë më shumë.
Ky fenomen ndodh 1 herë në 4 vjet dhe njerëzit e lindur në këtë datë, ndonëse përgjithësisht e festojnë më 1 mars, kur vjen viti i brishtë sigurohen që festimet dhe ditëlindja të jetë po kaq e veçantë.
Por dhe këngëtari i njohur shqiptar ka lindur në 29 shkurt dhe i duhet të festojë ditëlindjen një herë në 4 vjet.
Ai është Capital T shumë i njohur për publikun, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 28-të.
Këngëtari ka udhëtuar drejt Marakeshit, në Marok dhe e ka pritur ditëlindjen duke darkuar pranë një akuariumi.
“28, shihemi pas 4 viteve”– shkruan Capital T duke sjellë në vëmendje rastësinë e veçantë të ditëlindjes së tij.





