Fotoja ku një qen qëndron pranë mikut të tij të vogël për të kryer dënimin e dhënë nga prindërit po bën xhiron e rrjetit.

Jillian Smith tha se djali i saj i vogël 3 vjeç ishte zënë me të motrën 5 vjeçe. Si ndëshkim ai ishte dënuar për të qëndruar me kokën pas murit.

Pak minuta më pas, miku i tij me katër këmbë, Dash, kishte vendosur të qëndronte me të.