Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me përplasjen e një automjeti me makinën e patrullës së përgjithshme, nga e cila mbetën të lënduar dy efektivë.
Dy efektivët janë lënduar lehtë, ndërkohë që drejtuesi i mjetit, shtetasi E.J., 22 vjeç, është shoqëruar në komisariat. Në momentin e përplasjes ai ishte nën efektin e alkoolit.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 29.02.2020, rreth orës 02:00, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti i Patrullës së Përgjithshme që ishte duke patrulluar në zonë është goditur nga mbrapa nga një mjet tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E.J., 22 vjeç, i cili drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.44 mg/l. Si pasojë e goditjes janë lënduar lehtë pa asnjë problem për jetën dy punonjës policie.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe shkakun e aksidentit.





