Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë:

në zonat malore nga -3ºC në 09ºC,

në zonat e ulëta nga 02ºC në 15ºC,

në zonat bregdetare nga 06°C në 16ºC.

Era do të fryejë në drejtimin jugor, ndërsa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.