Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje për një përgatitje serioze sa i takon marrjes së masave për koronavirusin në vendin tonë.

Në një reagim të bërë në Twitter, Basha thotë se nga monitorimi që po i bën opozita situatës në vend për mbrojtjen nga virusi, kanë vërejtur se në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore.

“PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së corona virus-it në vend. Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.

Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore. Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të corona virus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë”.