“DurrësLajm” siguron listën e tretë të plotë të 1588 familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Durrës, të cilat kanë fituar nga aplikimi i bonusit të qirasë.
Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi pasditen e djeshme (27 shkurt) në unanimitet listën e re me 1588 familje.
Në mbledhjet urgjente të mbajtura në muajin dhjetor 2019, këshilltarët miratuan dy listat e para me 3863 familje, që përfitonin bonusin. Nga këto familje, vetëm rreth 2900 e kanë përfituar këstin e parë, ndërsa vetëm 1000 prej tyre kanë marrë edhe këstin e dytë të subvencionimit të qirasë.
Numri total i familjeve që kanë fituar bonusin e qirasë në Durrës shkon kështu në 5451.





