Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video mesazh drejtuar shqiptarëve, teksa po afrohet 2 marsi, datë në të cilën ai ka thirrur qytetarët që t’i bashkohen manifestit në mbrojtje të Kushtetutës.

Teksa shfaqet në ambientet e zyrës së tij, Kreu i Shtetit thotë se është i paduruar për t’u bashkuar me qytetarët ndërsa përshëndet me dy gishta.

“Të dashur qytetar, i paduruar për t’u bashkuar dhe unë me ju në 2 mars për pranverën “Kuq e zi”.”, thotë Meta.