Në një kohë kur kryeministri Edi Rama ka kërkuar ruajtjen e qetësisë dhe mos përhapjen e panikut nga koronavirusi, drejtori i kadastrës Elion Semanaj, përmes një urdhëri, kërkon masa mbrojtje deri diku të një niveli ekstrem.

Në një shkresë zyrtare drejtuar vartësve, drejtori Semanaj u kërkon punonjësve të këtij institucioni disa veprime ekstreme, në një kohë kur në Shqipëri nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv me këtë virus.

SHKRESA:

Agjencia Shtetërore e Kadastrës

Drejtoria Vendore Tiranë-Veri

Urdhër

Nr. 171, datë 26.02.2020

Për marrjen e masave higjeno-sanitare për parandalimin e përhapjes së infeksioneve respiratore akute përfshirë edhe COVID-19

Në zbatim të ligjit nr. 10138, datë 11.05.2009 ‘Për shëndetin publik’ i ndryshuar dhe ligjit nr. 14/2016, datë 10.03.2016 ‘Për ndalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive dhe neni 40 pika 3 ‘Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë:

URDHËROJ

1- Ndalohet rreptësisht hyrja e personave të pa autorizuar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri

2- Të merren masa për garantimin e higjienës personale të subjekteve

3-Shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e brendshme të punës

4- Shmangien e kontaktit fizik midis personave të jashtëm dhe punonjësve

5- Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës ndërmjet personave të brendshëm dhe të jashtëm

6-Urdhëri hyn në fuqi menjëherë për shkak të virozave

Elion Semanaj,”– shkruhet në dokument.

Ky është urdhëri i parë i kësaj natyre nga një drejtues institucioni që ka mundur të dalë jashtë një zyre shtetërore.

Mbetet e paqartë nëse edhe drejtorë të tjerë të shërbimeve publike kanë të njëjtën ndjenjë frike si zoti Semanaj.