Gjykata Kundër Krimit të Oranizuar ka vendosur sot sekuestro të pronave të Altin Hajrit, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës.

Konkretisht është sekuestruar kompleksi “Golde Resort”, në Xhafzotaj, Pjezë Durrës, karburanti “ALT-OIL 2008” dhe një vilë dy katëshe në Pjezë, Shijak.

Vendimi u dha mbi bazën e nenit 19 të Aktit Normativ nr 1 datë 31.01.2020 si subjekt i ligjit në kuadër të procedimit nr. 475 i ndryshuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 139 dhe 333 të KP.

Vendimi i është dërguar për ekzekutim Agjensisë po sot dhe për njoftim, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorisë së Posaçme dhe shtetasit Altin Hajri.

Ky shtetas akuzohet se së bashku me persona të tjerë kanë rrëmbyer dhe vrarë shetasin Jan Prenga, trupi i të cilit ende nuk është gjetur nga autoritetet policore.