Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar penalisht nënkryetarin e bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku.

AMT shprehet se Mazniku ka shpërdoruar detyrën, pasi pranoi t`i paguhej fatura e hotelit nga firma “Fusha Shpk”, ndërkohë që kjo kompani ishte në konflikt interesi me bashkinë.

“Ne kemi ngritur një kallëzim penal të bazuar në ligj dhe prova. Është një kallëzim penal i bazuar në ligj dhe në prova. Vetë të kallëzuarit prej nesh e kanë pranuar në prokuri që bileta është paguar nga administratori i “Fusha shpak”, që ishte në konflikt interesi me Bashkinë e Tiranës. Ajo merrte si shpërblim 50% të tenderave që jepte kjo bashki. Ne i kërkojmë KLP-së të hetojë këtë dosje. Na duket absurde që për pushimin e kësaj çështje vendos drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës. Ne do kërkojmë rikthimin e dosjes dhe hetimin. Kemi kallëzuar nënkryetarin e bashkisë Arbion Maznikun sepse është në konflikt interesi. Për ne ka dyshime të arsyeshme se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës. “