Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë pranë urës së Dajlanit, në Durrës.

Për shkak të shpejtësisë, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar duke u përplasur me trafik ndarëset.

Nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Për largimin e automjetit të përfshirë në aksident është dashur ndërhyrja e karrotrecit.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit automobilistik.