Qytetarët në Durrës shprehen të habitur për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në qytet ku 63-vjeçari Rruzhdi Tasuni vrau bashkëshorten Hajdije Tasuni me levë pas sherrit në dyqanin e tyre të metrazheve.

Persona që e njihnin çiftin Tasumi thonë se ata ishin njerëz të urtë ndërsa nuk dinë të kenë patur debate mes tyre.

 “Ai (Rruzhdiu) nuk e di se çfarë ka patur, ka patur ndonjë krisje nervore si duket dhe ka kaluar në ekstrem”, thotë një qytetar i cili kishte raport të mire miqësor me autorin e ngjarjes së rëndë.

Një tjetër banore thotë se 59-vjeçarja që humbi jetën paraditen e sotme ishte shumë grua e mirë, nënë e tre vajzave.

Ngjarja ndodhi rreth ores 11:35 në lagjen nr.12 pas një debati të ashpër mes bashkëshortëve. Rruzhdiu goditi me levë në kokë Hajdijen brenda dyqanit dhe më pas njoftoi policinë për krimin.