Bashkia e Durrësit ka shtuar një tjetër pikë rend dite në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak që pritet të mbahet nesër në orën 17:00.

Mësohet se pika e 5 e mbledhjes do të jetë miratimi i listës së tretë paraprake të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, të cilat do të përfitojnë nga subvencionimi i qirasë.

Kujtojmë që gjatë muajit dhjetor, KB Durrës votoi në mbledhje jashtë rradhës 2 lista, që në total përfshijnë 3863 familje. Nga këto rreth 2800 familje kanë përfituar një muaj bonus, ndërsa pjesa tjetër e emrave në listë nuk e kanë përfituar ende pasi kanë mangësi në dokumentacion.