Një nga çështjet për të cilat kryeministri Edi Rama u pyet në konferencë së bashku me ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, ishte edhe çështja e njohjes së Kosovës nga Rusia.
“Ju pyetët nëse unë mund të mendoj ndonjë datë kur Rusia do njohë Kosovën, është ajo çfarë përmendi Rama që duhet të ketë zbatim të asaj për çfarë bihet dakord, pra rezoluta 12,44 , që duhet zbatuar.
Marrëveshja është arritur së bashku 6 vjet më parë, Prishtina refuzon të respektojë detyrimet, e promovojmë dialogun por kolegët tanë në BE, nuk kanë arritur të sigurojnë zbatimin e këtyre marrëveshjeve”, tha Lavrov.
Ndërsa Rama tha: “Po diskutuam rreth kësaj dhe jemi shumë larg sepse qëndrimi ynë është i qartë. Unë mendoj se është në të mirë të gjithkujt edhe të Serbisë që të njohë Kosovën siç është. Ne kemi mbështetur dialogun, pajtimin për ta arritur realizimin e kësaj njohjeje.
Ka pasur shumë aspekt të dialogut të materializuar në marrëveshje që nuk e kanë parë dritën e realizimit. I shpjegova Lavrov se na duhet të rinisim procesin, unë besoj se palët e fajësojnë shumë njeri tjetrit, por s’do i hyj kësaj”.





