Dy persona të moshuar janë konfliktuar ditën e sotme me njeri-tjetrin për çështje pronësie.
Nga të dhënat e para një 65-vjeçar ka goditur me thikë 77-vjeçarin Muço Malaj, të cilin e ka plagosur në kofshë e në brinjë.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në lagjen “Kushtrimi” dyshohet se në një lokal është plagosur me mjet prerës shtetasi M.M., 77 vjeç, banues në Vlorë.
I dëmtuari është dërguar në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen e tij.





