Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në Vlorë i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vite burgim për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
“Shërbimet e Policisë së Vlorës bazuar në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me anë të vendimit të formës së prerë Nr. 532, datë 27.11.2018, e ka dënuar me 3 vite burg.”, njofton policia.
Ngjarja ka ndodhur në datën 20 mars 2017, ku në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, 25 vjeçari dyshohet të ketë kanosur me armë zjarri kushëririn e tij për motive pronësie.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.





