Alarmi nga koronavirusi në shtetin fqinj në Itali, ka sjellë jo pak panik në të gjithë qytetin e Durrësit. Me urdhër të Drejtorisë Arsimore ditën e sotme, janë udhëzuar të gjithë shkollat publike e jo publike që të marrin masa mbrojtëse.
Mësuesve e nxënësve iu është komunikuar që të pajisen me maska mbrojtëse dhe alkool apo xhel higjenizues për duart. Një pjesë e fëmijëve i kanë siguruar, të tjerët nuk kanë mundur t’i sigurojnë për shkak se në treg mungojnë si maskat ashtu edhe xheli e alkooli.
Prindër e fëmijë shprehen për “DurrësLajm” se ka qenë mjaft e vështirë në këtë situatë të sigurojnë maska mbrojtëse në fytyrë.
K.H.





