Ndërron jetë në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë, Chitetsu Watanabe, nga Joetsu City i Japonisë.

Ai ishte dekoruar me çmimin “Guinnes”, si burri më i vjetër në botë, çmim ky që iu akordua më 12 shkurt të këtij viti. Më 5 mars, Chitetsu do të festonte ditëlindjen e tij të 113-të dhe la pas 4 fëmijët, 12 nipat dhe 16 stërnipat e tij.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar zyrtarët më të lartë të Organizatës“Guinnes” dhe familjarët, të cilët nuk e kanë braktisur për asnjë çast në momentet e tij të fundit.

Mësohet se Watanabe kohët e fundit nuk kishte mundur të konsumonte asnjë ushqim dhe ankohej së tepërmi për problemet me frymëmarrjen si dhe temperaturën e lartë. 

Watanabe ka lindur në provincën Nigata, e cila ndodhet në Veri të Japonisë në vitin 1907, ndërkohë ka punuar dhe në Tajvan për më shumë se 18 vite. Në momentin që u rikthye në vendlindje vazhdoi karrierën e tij në administratën lokale, ku dhe punoi deri sa doli në pension, shkruajnë mediat e huaja.