Arrestohet në flagrancë një i ri në Durrës, pasi u kap me një sasi marijuane.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin: R. T., 22 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi 7 gramë lëndë narkotike, e dyshuar marijuanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





