Ish-producenti i famshëm i filmave, Harvey Weinstein është shpallur fajtor për dy nga akuzat gjatë gjyqit për abuzimet seksuale. Ai, është dënuar me akuza të vogla për përdhunim të shkallës së tretë dhe një akt seksual kriminal në shkallën e parë.

67-vjeçari po përballet gjithashtu me akuza në Los Angeles për përdhunim dhe abuzim seksual ndaj 2 grave në 2013-in. Weinstein u lirua nga akuzat më të rënda, për sulme të përsëritura seksuale, duke shpëtuar kështu nga dënimi me burgim të përjetshëm.

Më shumë se 80-gra, përfshi këtu aktore dhe personazhe të famshme e kanë akuzuar për ngacmime seksuale ish-producentin. Deri më tani, ai rrezikon të dënohet minimalisht me 5 deri në 25 vite burgim. Vendimi përfundimtar për dënimin e tij do të merret me 11 mars.

Weinstein u shpall fajtor për përdhunimin e dy grave, Miriam Haleyi, ish-asistente e tij (2006) dhe ish-aktorja, Jessica Mann, e përdhunuar në 2013-in, me të cilën ka patur një marrëdhënie abuzive.