Kandidatë të shumtë, rreth 60,  do t’i nënshtrohen mesditën e së martës intervistës së strukturuar me gojë në ambientet e Këshillit Bashkiak Durrës, ndërsa garojnë për 4 vende vakante pune në administratën bashkiake.

Kandidatët në listat e mëposhtme ju nënshtruan konkursit në datë 21 shkurt, ndërsa intervista me gojë pritet të jetë vendimtarja për përzgjedhjen e 4 emrave fitues. Bie në sy se pjesëmarrja ee kandidateve femra është thuajse dyfish krahasuar me kandidatët meshkuj.

Rreth një muaj më parë, bashkia e Durrësit shpalli konkursin për vendet e lira të punës:

  • Specialist Protokolli
  • Specialist Sektori i Personelit
  • Specialist në Sektorin e Strehimit Social
  • Specialist në Sektorin e Kadastrës Shpronësimeve dhe Menaxhimit të Gjeoinformacionit (Njësia Administrative Katund i Ri)