Ditën e enjte, në orën 17.00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës. Në rendin e ditës janë parashikuar 4 pika. 

Megjithëse në bashki vazhdojnë aplikimet e personave për përfitimin e bonusit të qirasë, në mbledhjen e ditës së enjte nuk është parashikuar mes pikave të rendit të ditës, votimi i një liste të re. Gjatë muajit dhjetor, Këshilli Bashkiak Durrës votoi në mbledhje jashtë rradhës 2 lista, që në total përfshijnë 3863 familje. 

Nga këto rreth 2800 familje kanë përfituar një muaj bonus, ndërsa pjesa tjetër e emrave në listë nuk e kanë përfituar ende pasi kanë mangësi në dokumentacion.

Në fund të javës së kaluar, bashkia njoftoi se kishin kaluar paratë e këstit të dytë të bonusit për 708 familje, ndërsa pjesa tjetër do të kalojë përgjatë kësaj jave.