Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar që u përfshi në një aksident rrugor në Verona. 36-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është larguar nga vendngjarja dhe është kapur pas ndjekjes nga autoritetet italiane.
Mësohet se gjatë ndalimit ai kishte bërë rezistencë duke kërcënuar punonjësit e policisë se ishte një “ekstremist islamik” dhe do të shpërthente.
Pavarësisht kësaj, policia nuk është tërhequr, duke kuptuar se shqiptari mund të ishte nën efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike dhe për këtë arsye pas ndalimit e kanë dërguar në spital për të marrë mjekim.
Shqiptari i arrestuar do të akuzohet për rezistencë ndaj forcave të policisë dhe kërcënimin e një zyrtari publik.





