Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një banesë në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit.
Raportohet se kanë shpërthyer dy panelet diellore, të vendosura në çatinë e banesës.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik. Policia ndërkohë ka nisur hetimet.