Banorët e pallatit të ndërtuar nga “Ndregjoni” nuk i ka bindur as shpjegimi i kompanisë dhe as ai i bashkisë, ndaj kanë dale sërish në protestë ditën e sotme.

Pallati tyre është anuar 62 cm, ndërkohë që është klasifikuar si ndërtesë e tipit DS2 me dëme të vogla. Banorët e lagjes nr.5 në Durrës thonë se shqetësimin e kanë shprehur edhe në bashki por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Ata kërkojnë që Institutit i Ndërtimit të sjellë përgjigjen zyrtare të dëmit që ka pësuar pallati para mbylljes së aplikimit online të procesit të dëmeve të tërmetit.

Procesi kërkon edhe një javë kohë, deri në përfundim të tij, çka për banorët nuk është e mjaftueshme.

“Ekspertiza e thelluar ende nuk ka dalë, ndërkohë që procesi online mbyllet dhe nuk dimë si do të veprojmë më pas.”, thonë qytetarët.

Një banor tjetër tha se edhe evidentimi i dëmeve nga ana e punonjësve të bashkisë u bë në mënyrë sipërfaqësore ndërkohë që banorët kanë frikë të hyjnë e të jetojnë në një pallat që është anuar dukshëm.

K.H.