Shtyhet sërish seanca paraprake për dosjen “339” të Avdylajve, e cila ka në total 15 persona të cilët akuzohen për shitblerjen e votave në Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
Mësohet se edhe këtë herë shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatëve kryesorë dhe disa prej personave të akuzuar në këtë dosje.
Kjo nuk është hera e parë që shtyhet gjyqi për Avdylajt, pasi njëherë shkak u bë mungesa e dy prokurorëve të dosjes 339, Vladimir Mara dhe Dritan Prenci, ndërsa më pas mosnjoftimi i personave në hetim.
Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, si “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim etj.





