Monica Bellucci është një ndër aktoret më të njohura italiane, e kjo jo vetëm falë talentit të saj, por edhe pamjes së jashtme.

E spikatur gjithmonë për një bukuri tipike mesdhetare, aktorja ka treguar edhe njëherë se vijon të jetë në super formë.

Në Instagram, Bellucci ka postuar disa foto ku shfaqet e veshur seksi në poza provokuese.

Aktorja për momentin është beqare. Ajo u nda më 26 gusht të vitit 2013 nga aktori francez Vincent Cassel me të cilin ka dy vajza, Deva dhe Leonie.