Një mësuese angleze ka humbur jetën, pasi mori një mbidozë qetësuesish, ndërsa vuante nga infeksioni i traktit urinar. Urgjenca nuk iu përgjigj thirrjes së saj për të dërguar një ambulancë në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku Amber Hickford, 26 vjeçe, mori në telefon urgjencën, pasi kishte halucinacione dhe marramendje, po ata i thanë se nuk mund të dërgonin ambulancë, pasi çështja e saj nuk ishte urgjente.
Ajo u gjet e vdekur nga i dashuri i saj, e shtrirë në krevat, dy orë pasi kishte pirë qetësuesit. Ambulanca shkoi më pas në vendngjarje, por ajo u shpall e vdekur.





