Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të segmentit të Voskopojës. Një automjet është përplasur me një mur dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Deri më tani nuk dihet gjendja e shoferit, ndërsa policia ndodhet ne vendngjarje per të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është lagështia në rrugë si pasojë e motit të keq që mbërtheu juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm.





