Tanimë në majat e karrierës së tij, blogeri, prezantuesi, tekstshkruesi, dhe kritikuesi Olti Curri, ka gjetur pak kohë dhe është rikthyer në qytetin e lindjes, Durrës, ku ka ende familjarët e tij.
Nga “arkivat” e familjes, Olti ka gjetur fletëhyrjen në ‘Plus 2 Radio’, ku Olti ka qenë një ndër prezantuesit më të pëlqyer.
“Sa herë kthehesh në shtëpinë e prindërve del ndonjë relike. Kohë ëndrrash, punë me sakrifica, me plane që dolën, falë Zotit, më mirë se sa i mendoja”, – shkruan Olti.





