Kryeministri Edi Rama po mbante një fjalim në Pallatin e Kongreseve ku po zhvillohej ceremonia e diplomimit në studentëve të Mjekësisë, kur një student ngriti zërin kundër tarifave të shkollimit.
Rama e përcolli me ironi atë që thoshte studenti, duke kërkuar që t’i jepej ndihma e parë, por ndërkohë në këtë moment kanë ndërhyrë truprojat duke e nxjerrë jashtë sallës së mbushur me mijëra studentë.
Pjesë nga biseda:
Studenti: A e dini ju që vetëm studentët e pasur arsimohen?
Rama: Nuk e di a e dëgjuat ndërhyrjen. Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor. Pyetja e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur, ka përgjigjen që sot ndryshe nga deri dje, studentët janë të trajtuar më mirë.





