Bota i dha 1.15 miliardë euro donacione dhe kredi qeverisë Rama për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të 2019-ës.
Të prekur nga solidariteti i të huajve, qytetarët durrsakë me padurim presin që këto fonde të shkojnë në destinacion te pesë mijë familjet e dëmtuara në Durrës, një pjesë e të cilave po qëndrojnë në çadra, ndërsa të tjerë në shtëpi me qira.
Në 30 vite demokraci qeveritë kanë ndryshuar drejtimin e fondeve, madje shumë pak para, kanë shkuar në destinacionin final.
Qyterët durrsakë me padurim presin rindërtimin, që qyteti t’i rikthehet normalitetit dhe jetës së përditshme.
“Nuk e di si vjedhin, unë vetë nuk di të vjedh, e nuk e di si vidhet”, thotë një qytetar.
Të tjerë thonë se fondet duhet të monitorohen me transparencë, që vendi të rindërtohet, në të kundërt, paratë do të vidhen rrugës.
K.H.





