Zbulohet emri i shqiptarit të arrestuar dy ditë më parë në Itali, i akuzuar për trafikun e 120 milionë eurove kokainë.
Mësohet se i arrestuari është Alfred Arapi, 42 vjeç nga Mirdita. Ai është arrestuar në Perdenone në Italinë veriore, teksa udhëtonte në një BMW të zezë me targa italiane, bashkë me dy persona të tjerë.
Arapi është arrestuar për llogari të drejtësisë greke.
Ditën e arrestimit të Arapit, në Kalithea, Greqi është ndaluar dhe një grek, edhe ky i kërkuar si pjesë e të njëjtit grup. Ata janë pjesë e grupit të trafikut të 1.2 tonë kokainë të kapur në fund të janarit të këtij viti në Aitiloakarnania, Greqi.
Arapi është kapur në Pordenone, Itali në rrugën ‘Vallona’, mbrëmjen e 18 shkurtit. Ai punonte në Pordenone prej disa vitesh në një kompani të përpunimit të hekurit.





