Arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore 46-vjeçari, i cili duke drejtuar mjetin e punës zetor, ka aksidentuar një këmbësor të mitur.
Nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në D.V.P. Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi :
• L. L., 46 vjeç, banues në Klos.
Në aksin rrugor rural Klos duke drejtuar automjetin zetor, pa targa, ka aksidentuar një 16-vjeçar (këmbësor), i cili ndodhet në spital jashtë rezikut për jetën.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme.





