Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në mbështetje të punonjësve të nënstacionit të pompimit të ujit në Poçem, të cilët janë prej një jave në grevë urie si dhe naftëtarëve të Ballshit.

Ai shprehet se për ta duhet një zgjidhje e menjëhershme teksa akuzon pushtetarët për lojë dhe indiferencë kriminale. Nga 13 shkurti, punonjësit e nënstacionit të pompimit të ujit në Poçem janë futur në grevë urie pasi pretendojnë se nuk kanë marrë 27 muaj rroga.

Po ashtu edhe naftëtarët e uzinës së Ballshit u futën në grevë urie ditën e djeshme, pasi nuk ranë dakort me ofertën e kompanisë që të nënshkruanin kontrata punësimi por pa njohur pagat e prapambetura.

STATUSI I LULZIM BASHËS:

Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjehershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale.