Një tjetër familje e dëmtuar prej tërmetit të 21 shtatorit hyri në banesë të re këtë të mërkurë. Edi Rama i dha çelësin e shtëpisë së re të zonjës së familjes Myftari në Sauk të Tiranës dhe sakaq përsëriti se të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit do të hyjnë në banesa të reja.

Fillimisht do të sistemohen banorët e fshatrave, ndërsa më pas qytetet. “Ata do t’i kenë shtëpitë siç as në ëndërr nuk i kanë parë”, tha Rama.

Të gjithëve do iu bëhen, një për një. Një për një të gjithëve. Këta që janë në fshat, janë ata që janë më keq se rrinë në çadër sot. Nuk e lënë dot tokën aty. Atyre të parëve do t’u bëjmë shtëpi. Ata do të hyjnë në shtëpi brenda vitit ose do të jenë duke parë shtëpinë brenda vitit që të mos flasim. Pastaj avash-avash të tjerët, se këta të qytetit duan projekte të mëdha. Ata do t’i kenë shtëpitë siç as në ëndërr nuk i kanë parë”, tha kryeministri.