Nga qyteti i Kukësit, kreu i PD-së Lulzim Basha ka premtuar që ditën e parë të qeverisë së tij do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.

“Ditën e parë kam për të heq”, iu tha Basha disa banorëve të Kukësit, ndërsa ngriti edhe shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajtueshme për qytetarët dhe pa shprese për të rinjtë. Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë. Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptarëve“, u shpreh Lulzim Basha.