Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të publikojë prova të reja, për atë që ai e quan grushtin e shtetit.

Në një njoftim, zëdhënësi Tedi Blushi thotë se presidenti i Republikës Ilir Meta do të japë sot, në ora 12:30 një konferencë për shtyp.

Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta tha se pas Ardian Dvoranit, të tjerë zyrtarë janë implikuar në grushtin e shtetit.