Kryeministri Edi Rama vizitoi paraditen e sotme zonën e plazhit në Durrës, për fazën e parë të rindërtimit të pallateve të dëmtuara nga tërmeti.

Gjatë inspektimit, Rama është përplasur me disa të rinjë që po pinin kafe, të cilët i ftoi të punojnë në kantieret e ndërtimit për rikonstruksionin e pallateve.

BISEDA

Rama: Si jeni, hë mo çuna mirë.

Të rinjtë: Mirë.

Rama: Si jeni pa punë, hajd punoni këtu pra.

I riu: Ku në ndërtim?

Rama: Pse, çfarë do ti doganier?

I riu: Po doganier. Kam mbaruar shkollë unë, s’jam pa shkollë.

Rama: Aaa ke mbaruar shkollën,  jurist.