Policia Bashkiake njofton të gjithë qytetarët se të dielën më 23.02.2020 do të zhvillohet aktiviteti “Një hap për Durrësin”, pranë sheshit “Liria” në Durrës, aty ku dhe do të startojë marshi dhe vrapi.

Për shkak të marshimit sensibilizues me një itinerar prej 5 km, por edhe për arsye sigurie, shumë rrugë do të bllokohen prej orës 9:30-11:00.

Rrugët që do të bllokohen:

Sheshi “Liria”
Bulevardi “Dyrrah”
Rruga “Hafiz Podgorica”
Rruga e “Dëshmorëve”
Rruga “A. Goga”
Bulevardi “Epidamnd”
Rruga “Anastas Durrsaku”
Rruga “Epikateve”
Rruga “Taulantia”
Hyrja nr.1 e portit (hyrja kryesore)
Dalja nr. 2 në Port
Bulevardi “Epidamn”

Eventi do të startojë në orën 9:30, kur do të bëhet dhe ceremonia e hapjes pranë pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe do të vijojë më pas me startimin e garës, ceremoninë e shpalljes së fituesve. Në vijim, prej orës 11:30 me përfundimin e ceremonisë së fituesve e deri në 13:30, Durrësi do të ndizet nga koncerti me muzikë live.

Një Hap për Durrësin është një vrapim sensibilizues dhe jo një garë e mirëfilltë.
Më shumë se çdo here tjetër ka shumë pak rendësi nëse ecën apo vrapon, nëse arrin i pari apo i fundit, për sa kohë bëhemi bashkë dhe hedhim një hap përpara.

Të ardhurat e mbledhura nga regjistrimet nga ky event sportiv do të shkojnë për rregullimin e shkollës 9-vjeçare “Njazi Mastori”, Sukth.

“Të ndihmojmë për t’i mbledhur përsëri këta nxënës bashkë, në një strehë të sigurt, në shkollën e tyre të dashur, ku me zemrën e ngrohtë dhe sytë që qeshin të vazhdojnë ciklin e tyre mësimor normalisht sepse energjia dhe ritmi i jetës fillojnë pikërisht aty, në bankat e shkollës.

Regjistrohu online në www.njehapperdurresin.com ose ne te gjithe pikat e @easypay”, thuhet në thirrjen e PB.