Përmes një postimi në rrjete sociale, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përsëritur për të disatën herë që nga nisja e punimeve për rikonstruksionin e Shëtitores “Taulantia”, se qyteti i Durrësit po përfiton një tjetër hapësirë urbane.
Postimin e tij, Fondi e shoqëron edhe me një foto nga volumi i punimeve që po kryhen në shëtitoren më të frekuentuar të qytetit bregdetar.
Ajo që bie në sy në foto, është ngjyra gri e betonimit dhe materialeve të ndërtimit dhe një jeshilllëk i zbehtë i palmave të rrethuara deri në trung nga morsa e betonit.
Investimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit synon “një rikonstruksion të plotë nga porti e deri te Sfinksi të një sipërfaqeje 67.000m2, me qëllim kryesor për të rritur e pasuruar hapësirat publike.”
Kujtojmë se investimi në shëtitore është i treti që i bëhet kësaj hapësire publike, mjaft të dashur nga qytetarët. Pas çdo investimi, sipërfaqja e betonuar është shtuar gjithnjë e më shumë.
Ndërkohë, kolazhi me dy foto i botuar në fillim të shkrimit tregon dy realitete të ndryshme të shëtitores. Para viteve ’90, gjelbërimi dominonte, megjithëse mirëmbajtja e ish-Vollgës ndoshta linte për të dëshiruar. Pas viteve 2000, betonimi triumfon ndaj gjelbërimit duke i rrëmbyer qytetit njërën prej sipërfaqeve të gjelbëruara më të dashura për durrsakët e vjetër.
Postimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit:






