Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falenderon të gjitha shtetet që gjatë Konferencës së Donatorëve shprehën solidaritetin me Shqipërinë.

Sipas liderit të opozitës, shuma e mbledhur për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit  është e bekuar dhe e mirëpritur, por thekson se, duhet nisur puna menjëherë dhe fondet të përdoren me përgjegjëshmëri dhe transparencë.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.
Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.
Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.
Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to”
, shkruan Basha në reagimin e tij.