Suedia ka vendosur të mbështesë Shqipërinë me 5.6 milionë euro pas tërmetit.
Lajmin e ka dhënë ambasada suedeze në Tiranë përmes një postimi në Facebook, ku bëhet me dije se ministri i Suedisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim Peter Eriks Sonmp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë.
“Suedia po e mbështet Shqipërinë me 5.6 milion euro pas tërmetit. Sot Ministri ynë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim @petererikssonmp është në Bruksel, pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Shikoni videon e shkurtër për të mësuar më shumë rreth mbështetjes Suedeze”, shkruhet më tej në postim.





