NJë grua ka gjetur unazën e bashkëshortit të saj pas 47-vitesh që e kishte harruar në një dyqan në qytetin amerikan të Brunsëick Maine.

63-vjeçarja, Debra McKenna ishte adoleshente kur në 1973, humbi unazën në Portland, ku studionte në shkollën e mesme Morse.

47-vite më vonë, ishte një punëtor i cili gjeti në pyjet e Finlandës metalin e varrosur,  e cila kishte disa shkrime të gdhendura mbi të.

Çifti takohej gjatë shkollës së mesme dhe kolegjit dhe Shawn i dha të dashurës së tij McKenna unazën përpara se të nisej për në kolegj.

Ajo tha se unaza ishte harruar kryesisht derisa punëtori e gjeti të varrosur tetë inç nën tokë në Kaarina, një qytet i vogël në Finlandën Jugperëndimore.

Çifti  qëndruan të martuar prej 40 vitesh deri sa Shawn vdiq në 2017 pas një beteje gjashtë vjeçare me kancerin.